PD: Rama kërkon të kapë Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

exit.al 22 Maj 2020, 10:26

Partia Demokratike ka akuzuar shumicën socialiste se po përpiqet të kapë reformën në drejtësi, përmes ndryshimeve ligjore.

Çlirim Gjata, këshilltari ligjor i PD-së, tha se projektligji i propozuar nga deputeti socialist Adnor Shameti ka për qëllim kapjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Më 14 maj 202, Adnor Shameti propozoi ndryshimin e kritereve përzgjedhëse për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

Deputeti socialist e justifikoi ndryshimin e ligjit me nevojën për të përshpejtuar plotësimin e dy gjykatave me gjyqtarë.

Ky projektligj po shqyrtohen në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.