“Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.
Nën drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet.”
Balliu përmendi dhe rastin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka, i cili megjithëse ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit, kaloi me sukses vetingun e policisë, në shkelje të ligjit:“Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.”
Balliu premtoi se në qeverinë e drejtuar nga PD-ja, ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit. Lista e policëve që sipas PD-së kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit:- Xhavit Shala
- Gani Zeneli
- Besnik Shehaj
- Artan Shkembi
- Xhevahir Karaj
- Nikoll Rica
- Ilirjan Mandro
- Ylli Vasili
- Mehdi Çanga
- Kastriot Skenderaj
- Krenar Muço
- Arjan Feri
- Andon Marko
- Sadri Ramça
- Agim Hoxha
- Bedri Hasanaj
- Bilal Semanaj
- Myseret Hasanbelli
- Zija Sulaj
