“Ne e kishim të besuar, që po rrinte vajza me vajzën e tij, me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar.
Vinte vajza ime, e mërzitur. Nuk shpreheshe…Pastaj tha, mami kështu kështu, që në nëntor, kemi dy vjet që jam e lidhur me atë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara.”
46-vjeçari madje kishte vizituar dhe familjen e vajzës për të siguruar prindërit e saj që vajza ishte në duar të sigurta në shtëpinë e tij. Ai kishte premtuar se do ta ndihmonte familjen e vajzës duke i marrë në punë të atin. 13-vjeçarja ka pasur frikë ta denoncojë abuzuesin në polici pasi ai i kishte thënë disa herë që njihte drejtues të lartë të policisë, ndaj askush nuk do ta besonte denoncimin e saj. Sërish sipas BalkanWeb, ka qenë vazja e 46-vjeçarit ajo që ka nxitur shoqen e saj të abuzuar e dhunuar që ta denoncojë ngjarjen në polici. Tani prokuroria e Pogradecit po heton ngjarjen. Prokuroria dyshon se 46-vjeçari ka abuzuar dhe me një të mitur tjetër. Vetë i akuzuari ka mohuar çdo akuzë në lidhje me dhunimin dhe abuzimin seksual nga 13-vjeçares. Shpërndaje te miqtë
