“Taksa e sheshtë 9% është një rrugë përmes së cilës ne do të konsolidojmë shtresën e mesme të shoqërisë. Ajo është shtylla kurrizore e një ekonomie të shëndetshme dhe të qëndrueshme në qytet dhe fshat.
Gjatë këtyre ditëve kam marrë mesazhe të shumta për paketën fiskale të programit tonë ekonomik prezantuar së fundi publikut. Prej tyre kuptova edhe më mirë nevojën e madhe që kanë punonjësit, inxhinierët, ekonomistët, mjekët, avokatët, profesionistët dhe sipërmarrësit për masa dhe lehtësi fiskale, që ju bëhen krah në këto kohë të vështira.”
Basha tha se në qeveri do të rishikojë “të gjithë paketën e taksave aktuale për t’ia lehtësuar procedurat bizneseve dhe investitorëve vendas dhe të huaj.” Shpërndaje te miqtë
