PD padit zyrtarin socialist: Presion nëpunësve për të mbledhur vota për PS-në

exit.al 14 Shtator 2020, 14:48

Partia Demokratike ka paditur, të hënën, Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, të cilin e akuzojnë për abuzim me detyrën.

Sipas PD-së, Musai ka shpërndarë tek nëpunësit nën varësinë e tij një formular për mbledhjen e votave për Partinë Socialiste, të cilën opozita e denoncoi ditë më parë.

Në prokurori, PD e ka paditur Musain për 'përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore'.

Disa ditë më parë, PD ka udhëzuar të gjithë kryetarët e degëve nëpër qarqe që të identifikojnë drejtorët dhe nëpunësit socialistë që bëjnë presione dhe shantazhe për vota, pasi kishte marrë denoncime se një gjë e tillë ka filluar të bëhet në institucionet shtetërore.

Shpërndaje te miqtë