PD padit në SPAK Sandër Lleshaj dhe Bledar Doracaj për manipulimin e listave të votuesve

exit.al 2 Tetor 2020, 18:31

Partia Demokratike ka paditur në prokurori ministrin e Brendshëm Llëshajn dhe drejtorin e Gjendjes Civile Doracaj për ndryshimin e adresës së qytetarëve pa dijeni e tyre. PD i akuzoi zyrtarët për fallsifikim të dokumenteve, shpërdorim të detyrës dhe shkeljen e të drejtës së zgjedhjes.

“Rastet e denoncuara nga shtetas të ndryshëm për një periudhë rreth 2 javore mbi ndryshimet e vendbanimeve, pa dijeninë e tyre, tregojnë për tentativat për të manipuluar listat e zgjedhësve shqiptarë nga personat përgjegjës, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”- thuhet në padi.

PD i bënë thirrje SPAK të fillojë sa më shpejt hetimin. Shpërndaje te miqtë