“Nuk është bërë asgjë, më keq. Na kanë kthyer 20 vjet mbrapa, sikur tërmeti ka rënë veç majtas.”
Tabaku premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së, vëmendja do të kthehet tek qytetarët dhe shqetësimet e tyre. Ajo akuzoi qeverinë se ka politizuar dhe tragjedi të tilla si tërmeti:“Nuk mund të lësh njerëzit në mes të katër rrugëve. 200 mijë shqiptarë janë prekur në 11 bashki nga tërmeti dhe qeveria nuk ka marrë as masën më të vogël, sepse kanë pritur ose të marrin vota ose të bëjnë korrupsion. Edhe për tërmetin i ndajnë në majtas dhe djathtas, edhe në fatkeqësi.”
Shpërndaje te miqtë
