PD, moszbardhja e atentateve ndaj qytetarëve paralajmëron atentatin e radhës

exit.al 18 Tetor 2020, 10:27

Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin se vonesat me të cilat policia zbardh ngjarjet kriminale, vë në rrezik jetën e qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti Enkelejt Alibeaj u shpreh:

“Në Himarë, një biznesmen u vra në atentat, në mes të ditës; Në Tiranë, një biznesmen denoncon në polici një tentativë për atentat.

Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj.”

Sipas Alibeajt, zvarritja që policia i bën çështjeve të tilla është ‘kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar.’ Shpërndaje te miqtë