PD miraton listën e kandidatëve për kryetar

exit.al 23 Maj 2021, 19:20

Kryesia e Partisë Demokratike votoi të dielën unanimisht 4 kandidatët që do të garojnë për kryetar partie.

Nga 5 kandidaturat e paraqitura ajo miratoi ato të:

Lulzim Bashës

Fatbardh Kadillit

Edit Harxhit

Agron Shehaj.

E vetmja kandidaturë që nuk u miratua, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, ishte ajo e Ibsen Elezit.