PD: Kandidatët e PD janë zgjedhur nga anëtarësia jo nga Niçja i Shijakut

exit.al 31 Tetor 2020, 12:41

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti hajgare votimet brenda PD-së. Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi se kandidatët e PD janë zgjedhur nga anëtarësia jo nga Niçja i Shijakut.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.”

Shpërndaje te miqtë