“Veç të më bëjnë shtëpinë, nuk i du gjë tjetër shtetit. Unë, të më bëjnë shtëpinë siç e kam pasur, mor të paktën dy dhoma të rrimë. Mos të rrimë në çadër. Mos të rrimë në çadër!”, u shpreh në një video mesazh për përfaqësuesin e PD-së, Belind Këlliçi, kryefamiljari Fran Krosi.
Video mesazhi u publikua nga Partia Demokratike, të hënën, 28 shtator. Familja Krosi, me dy anëtarë pensionistë, prej 10 muajsh jeton në një çadër, e cila nuk plotëson kushtet minimale të jetësës. Ata u shprehën se deri më tani askush, as një përfaqësues i qeverisë apo i bashkisë nuk i ka takuar. "Asnjë, asnjë ndihmë, asnjë send nuk na kanë dhënë neve të dyve pleq", tha Fran Krosi.PD: familja Krosi i kërkon qeverisë ta bëjë me shtëpi
Fran e Bardhe Krosi nga Bushneshi i Krujës, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nentorit i kanë kërkuar qeverisë t’i ndërtojë një shtëpi.
Të sugjeruara
Merkel viziton opozitarin rus në spital
28 Shtator 2020, 09:07Gjykata lë në burg pedagogun e Korçës
27 Shtator 2020, 13:44Kronika/ 2 aksidente automobilistike, 7 të arrestuar për shpërndarje droge
27 Shtator 2020, 13:30
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
