Gjykata lë në burg pedagogun e Korçës

exit.al 27 Shtator 2020, 13:44

Gjykata e Korçës ka dënuar me burg pedagogun e universitetit të Korçës, Alket Dino i akuzuar se merrte para nga studentët në këmbim të vënies së një note kaluese në provime.

Ai u arrestua, të enjten, sëbashku me një person tjetër të dyshuar si sekser, Xhevi Dervishi. Dervishi dyshohet se ishte personi që lidhte studentët me pedagogun.

Në momentin e arrestimit, Dinos dhe Dervishit i janë gjetur 300 euro dhe 50 mijë lekë me vete.

Hetimet për rastin po kryhen nga Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK.