4,2 kg heroinë e 5 të arrestuar, bilanci i operacionit në Elbasan

exit.al 26 Nëntor 2020, 15:19

4,2 kilogramë heroinë dhe një sasi kanabisi u kapën, të enjten, dhe pesë persona u arrestuan gjatë një operacioni të policisë së Elbasanit. Policia ka dhënë në mesditë njoftimin zyrtar për operacionin, sipas së cilit:

“Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç,i cili është arrestuar në flagrancë, policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi  kanabisi.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.”

Hetimet për të zbuluar kontaktet e tjera të të arrestuarve po vijojnë. Shpërndaje te miqtë