PD do të ndryshojë sërish statutin e partisë

exit.al 10 Korrik 2021, 13:20

Partia Demokratike do të ndryshojë statutin e partisë më 14 korrik. Në mbledhjen e kryesisë, të enjten, në orën 18:00 do të diskutohen ndryshimet statutore dhe analiza e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas vendimit të kryesisë së PD-së, në maj 2021, më 10 korrik ka përfunduar analiza e zgjedhjeve nga drejtuesit politik dhe gjetjet e tyre do t’I praqiten kryesisë.

PD pas humbjes së dytë të zgjedhjeve parlamentare, ka vendosur të ndryshojë statutin e partisë dhe drejtuesit e saj, deri më 1 shtator.