“Kryebashkiaku i Bulqizës është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën.
Ai ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve që nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë.
Edi Rama duhet të kishte ushtruar përgjegjësinë ligjore për shkarkimin nga detyra të Lefter Allës dhe jo të zvarriste hetimet e pastaj t’i mbyllte ato.”
Gjata theksoi se ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare dhe se kjo nis me largimin e Edi Ramës nga pushteti. Në janar 2020, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto një video ku dyshohej se ishte kryebashkiaku Lefter Alla duke konsumuar drogë. Kryebashkiaku Alla, menjëherë, komentoi në Facebook se videoja ishte montazh. Ai mohoi akuzat dhe tha se ishte sulm politik. SPAK nisi menjëherë hetimet për Allën, për veprën penale ‘mbajtje substancash narkotike’. Shpërndaje te miqtë
