13 mjekë e infermiere në spitalin e Gjilanit infektohen me Covid

exit.al 19 Gusht 2020, 10:11

13 mjekë e infermiere janë infektuar me Covid-19 në spitalin e Gjilanit në Kosovë.

Lajmi u bë publik nga vetë drejtori i spitalit Ukshin Ismaili, i cili theksoi se sfida me të cilën po përballen mjekët në Kosovë është shumë e vështirë.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë infektuar 38 staf mjekësor: 12 mjekë, 20 infermierë dhe 6 persona të tjerë staf ndihmës.

Por situata paraqitet shumë më e rëndë sa i përket numrit total të të infektuarve: 11 686 të infektuar, mes të cilëve 416 viktima.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel vazhdimisht qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat e rekomanduara, pasi numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur kulmin dhe pothuaj në gjithë spitalet rajonale në Kosovë, si dhe në spitalin Infektiv nuk ka më vende të lira.

Shpërndaje te miqtë