PD ankimon vendimin e KQZ-së për mos zhvillimin e referendumeve

exit.al 21 Prill 2016, 09:54

Partia Demokratike dërgoi sot në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit vendimin e KQZ-së për të mos pranuar kërkesën për mbajtjen e referendumeve, propozuar disa javë më parë.

Jamarbër Malltezi, kryetari i Departametit të Mjedisit në PD, tha se do të vazhdojnë të kërkojnë krijimin e mundësive që qytetarët të shprehen për çështje më rëndësi si ato të mjedisit.

Një muaj më parë, KQZ-ja hodhi poshtë tre kërkesat e pakicës për  zhvillimin e tre referendumeve për ndërtimit e parkimit nëntokësor tek Parku Rinia, për këndin e lojrave tek Parku i Liqenit dhe ndërtimin tek korpusi i Universitetit të Tiranës.

Shpërndaje te miqtë