“Reagimi i Ministres së Arsimit ishte anemik. Na tha se nuk kanë asnjë plan dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka konkrete.
Ministrja nuk na tha sesi do të bëhet mësimi online, do të bëhet në klasë apo i alternuar. Me pak fjalë, ajo që mësuam se gjithçka do të improvizohet në minutën e fundit.”
Përveç pandemisë, mbi 100 shkolla në vend janë dëmtuar nga tërmeti dhe nuk dihet ende nëse në to do të zhvillohet mësim. Përfaqësuesi i PD-së ngriti shqetësimin se shkollat e rrënuara ndodhen në qendrat më të mëdha urbane, aty ku edhe numri i nxënësve është më i madh. Numri i nxënësve në këto shkolla është afërsisht 8 mijë.“Në Tiranë, Durrës, Vorë edhe më parë numri i nxënësve në klasë i kalonte shifrat e 38-40 nxënës. Po tani, si do të operojë Ministria e Arsimit me nxënësit e shkollave që nuk janë të gatshme për t’u hapur?”
Të hënën, Ministria e Arsimit njoftoi se ende nuk ka një vendim për mënyrën si do të zhvillohet mësimi në vitin e ri shkollor – që është vetëm 4 javë larg. Reagimi i saj erdhi pas denoncimit të PD-së, përmes deputetit Luçiano Boçi, se qeveria Rama nuk ka asnjë plan për rifillimin e mësimit në shtator. Shpërndaje te miqtë
