OFL kërkon deklarimin e pasurisë të dënuarve në Elbasan e Berat

exit.al 18 Gusht 2020, 11:44

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar të martën deklarimin e pasurisë për 5 të dënuar në Elbasan e Berat.

Ata janë:

  • Elis Bahushi, banues në Elbasan, i dënuar për prodhim e shitje të lëndëve narkotike,
  • Edmond Stafa, banues në Elbasan, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike,
  • Met Bozi, banues në Elbasan, i dënuar për vrasje;
  • Bledi Çepa, banues në Elbasan, i dënuar për prodhim e shitje të lëndëve narkotike,
  • Armand Gavelli, banues në Berat, i dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Ata kanë 48 orë kohë për të bërë deklarimin e pasurisë.

Shpërndaje te miqtë