“Në zyrat e qeverisë shqiptare këto ditë po përgatitet farsa e një tjetër koncesioni, i destinuar të dështojë.
Rruga Milot-Fier, me çmimin stratosferik 1.2 miliard euro, ka vetëm një ofertues dhe kjo është kompania greke Terna. Koncesioni është një masakër financiare për qytetarët.
Kostot e rrugës janë shumëfishuar për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. 17.4 euro për një udhëtim në një rrugë ku më shumë se gjysma është e ndërtuar me para publike, do të thotë vetëm nxitim për mbyllje pazari.”
Alibeaj premtoi se kur PD të vijë në pushtet, asnjë prej këtyre vendimeve nuk do të zhvillohet pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Shpërndaje te miqtë
