Mali i Zi lehtëson procedurat e udhëtimit për shqiptarët

exit.al 23 Nëntor 2020, 12:24

Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejtë Malit të Zi, duhet të kenë me vete vetëm një test PCR, që tregon se ata nuk janë të infektuar me Covid-19.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka njoftuar, të hënën, se Mali i Zi ka lehtësuar procedurat për kalimin e kufirit nga shqiptarët dhe nuk do të kërkojë më prenotimin e hotelve apo pasjen e një bilete avionic për të kaluar.

Shpërndaje te miqtë