Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia siguron ilaçin që kuron Covid-19

exit.al 14 Tetor 2020, 10:58

Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut ka siguruar doza të ilaçit 'Remdesivirin' për të kuruar të sëmurët me Covid-19.

Maqedonia do të përfitojë ilaçin si pjesë e kontratës që Komisioni Europian ka bërë me kompaninë farmaceutike 'Gilead' për blerjen e 500 mijë dozave të ilaçit.

Kjo kontratë u financua nga Instrumenti i Ndihmës Emergjente i Komisionit (ESI), me një vlerë totale prej 70 milion eurosh.

Pjesë e marrëveshjes janë 36 vende, të gjitha vendet e BE-së, vendet e EEA-së, Norvegjia dhe Islanda, Britania e Madhe, si dhe gjashtë vende Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina).

Që prej korrikut, Komisioni Europian ka lejuar përdorimin e ilaçit ‘Remdesivirin’ për trajtimin e të infektuarve me koronavuris që ndodhen në gjendje kritike.

Ky është ilaçi i parë i autorizuar nga Bashkimi Europian për trajtimin e virusit Covid-19.

Remdesivirin është ilaçi që është përdorur kundër sëmundjes së Ebolës.

Shpërndaje te miqtë