Pas Francës edhe Britania konsideron testimin e dyfishtë për shkurtimin e karantinës

exit.al 28 Korrik 2020, 21:00

Qytetarët që vijnë nga shtete me rrezikshmëri të lartë të koronavirusit dhe hyjnë në Britaninë e Madhe mund të shkurtojnë kohën e detyrueshme për vetë-izolim nëse dalin negativ në dy teste Covid-19.

Qeveria angleze po konsideron aplikimin e një projekti pilot, sipas BBC.

Bisedimet janë ende në vijim për të përcaktuar numrin e ditëve mes testit të parë dhe të dytit, për të ulur mundësinë e rezultateve jo të sakta.

Franca së shpejti do të kërkojë testimin e dyfishtë të udhëtarëve që vijnë ngalista e saj me 16 shtete me rrezikshmëri të lartë.

Shpërndaje te miqtë