Kadri Veseli në gjendje të mirë shëndetësore, pasi u ifektua me Covid-19

exit.al 28 Korrik 2020, 19:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht infektimit me koronavirus.

Njoftimin Veseli e bëri përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, ku i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e mbrojtjes dhe distancimit social.

Veseli do të qëndrojë në vetëizolim deri në shërim të plotë.

Shpërndaje te miqtë