Në një deklaratë për shtyp, sekretari i burimeve njerëzore, Ervin Minarolli deklaroi se kjo rrugë është krijuar me një kosto prej 15 milionë Euro për 18 km ose 0.8 milionë euro për km.
"Ndodhem në Qafën e Qarrit në rrugën Korçë - Ersekë për të denoncuar ndërtimin e Lotit të dytë të kësaj rruge e cila ndërtohet me një vlerë prej 4 milionë Euro për km.
20 milionë Euro për 4 km e rrugës do të ishin të mjaftueshme për të ndërtuar rrugën nga këtu e deri në Ersekë, por qeveria ka zgjedhur të pesëfishojë kostot në mënyrë që të pasurojë klientët e saj.
Po ta shikoni rrugën mbrapa meje, kjo rrugë është krijuar me një kosto prej 15 milionë Euro për 18 km, që do të thotë rreth 0.8 milionë euro për km. "
Minarolli deklaroi se qeveria anulloi projektin e parë i cili parashikonte një vlerë prej 1 milionë Euro për km duke e rritur koston me 5 herë. Ai përfundoi duke thënë:"Partia Demokratike e ka bërë të ditur qëndrimin e saj.
Të gjithë ata që bashkëpunojnë sot me Edi Ramën në vjedhjen e qytetarëve, nesër do të jenë njësoj përgjegjës si ortaku i tyre, kryeministri në ikje.
Shpërndaje te miqtë
