Papa Françesku shtrohet në spital për t'u operuar

exit.al 4 Korrik 2021, 17:57

Papa Françesku është shtruar në spital në Romë për një operacion të planifikuar për të trajtuar një problem të zorrës së trashë.

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se operacioni do të kryehet në Spitalin Universitar Gemelli të dielën.

Para shtrimit në spital Françesku mbajti referatën e përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit.

Kjo është hera e parë që Papa Françesku shtrohet spital që nga zgjedhja e tij në 2013.

Në deklaratën e tij, Vatikani tha se ndërhyrja kirurgjikale ishte e nevojshme.