Papa Françesku mban online meshën e Pashkëve, për shkak të COVID-19

exit.al 12 Prill 2020, 10:04

Papa Françesku anulloi meshën e tradicionale të Pashkëve, për shkak të koronavirusit. E shtuna e madhe u mbajt pa besimtarë, u evitua tradita e pagëzimeve dhe nuk u ndezën qirinjtë e Pashkëve.

Papa Françesku mbajti një fjalim në përmes platformave online, ku u shpreh:

"Mos kini frikë, mos iu dorëzoni frikës. Frazën Gjithçka do të shkojë mirë' ta përsëritim me këmbëngulje këto javë. Zoti është më i madh. Errësira dhe vdekja nuk e kanë fjalën e fundit."

[caption id="attachment_79673" align="alignnone" width="992"]Screenshot 1 1 Papa Françesku[/caption]

Kjo është hera e parë, që sheshi në Vatikan, është bosh. Shumë prej qytetarëve kanë ndezur qirinj, duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit në ballkonet e banesave të tyre.