Osmani tha se qeveria po përpiqet të sigurojë vaksinat për qytetarët e Kosovës.
Pak ditë më parë Bashkimi Europian i kërkoi sërish Kosovës që të vendos prioritet dialogun me Serbinë në politikën e jashtme.Osmani: S’flasim për dialogun derisa na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash
Presidentja e Kosovës Vjosa Osman përsëriti sërish të premten deklaratën se Kosova nuk do e ketë prioritet dialogun me Serbinë për sa kohë “po vdesin njerëz për mungesë vaksinash”.
Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Vetëvendosje nuk e ka vendosur në një nga prioritetet e saj dialogun me Serbinë.
“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, tha Osmani.
Të sugjeruara
Deputetët francezë miratojnë projekt-ligjin që zgjat kompetencat e policisë
15 Prill 2021, 20:45Meta: Koalicioni Rama-Basha duhet të deklarohet, do t'i mund Bojkeni
15 Prill 2021, 15:11Franca nis vaksinimin me Johnson and Johnson
14 Prill 2021, 18:30
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
