“Paqartësia ndërmjet institucioneve kryesore minuan besimin e publikut në ligjshmërinë e zgjedhjeve. Paqartësia u shtua më tej me mosmarrëveshjen ndërmjet aktorëve zgjedhorë në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë ndërmjet Gjykatës Kushtetuese, si i vetmi organ që mund të vendosë mbi kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit, dhe Kolegjit Zgjedhor i cili ka mandatit të mbikqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor. Gjykata Kushtetuese është përkohësisht jashtë funksionit si pasojë e procesit të rivlerësimit të magjistrantëve në Shqipëri.”
Raporti kritikon vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili e konsideroi dekretin e Presidentit të paligjshëm. Sipas raportit gjyqtarët që morën vendimin ka qënë të ndikuar nga procesi i vetingut duke cënuar pavarësinë e kësaj gjykate.“Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk i nënshtrohen procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji funksionon, ata i nënshtrohen "procesit të vettingut" në vazhdim, i cili mund të ndikojë në sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të mund të ndikojë në pavarësinë e tyre.” shkruhet në raport.
Në një artikull të mëparshëm ne kemi argumentuar paligjshmërinë e këtij vendimi për shkak se Kolegji Zgjedhor ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore. OSBE ka përfshirë në raport edhe mospublikimin në Fletore Zyrtare të dekretit të Metës për caktimin e zgjedhjeve në 13 tetor, dekret i cili duhej publikuar:“Më 27 qershor, Presidenti Meta shpalli një dekret tjetër, duke caktuar 13 tetor 2019 si datën e zgjedhjeve lokale.Gjatë kësaj kohe, KQZ vazhdoi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.
Ndryshe nga dekreti i 10 qershorit, dekreti i 27 qershorit mbeti i pabotuar në Fletoren Zyrtare, megjithëse botimi i akteve të nxjerra nga Presidenti kërkohet nga ligji.”
