"Ndërsa përballemi me atë, që mund të jetë recesioni më i thellë ekonomik, apo rënia më e thellë e kohërave tona, ne duhet të synojmë shfrytëzimin sa më shumë të mundshëm të të gjithë shtytësve [ekonomik] të zhvillimin e qëndrueshëm për zmbrapsjen e situatës"
Një parashikimet e WTO-së thuhet se prej pandemisë së koronavirusit, tregtia botërore pritet të bjerë në mënyrë dramatike gjatë vitit 2020 me skenarë të ndryshëm nga 13-32 për qind. [caption id="attachment_79233" align="aligncenter" width="1920"]
WTO/Projeksionet e volumeve të tregtisë botërore.[/caption]
Pothuajse të gjitha rajonet do të vuajnë rënje dyshifrore të eksporteve, me Amerikën e Veriut dhe Azinë, të cilat pritet të goditen më së shumti.
Tregtia ka të ngjarë të bjerë më ashpër në sektorët kompleksë me filiale të shumta, veçanërisht elektronika dhe prodhimi i makinave.
Situata ekonomike do të varet thelbësisht me mënyrën se si do të menaxhohet pandemia, sa do të zgjasë dhe politikat që do të aplikohen nga qeveritë për të mbajtur tregjet hapur.
