Opozita parlamentare do bojkotojë kuvendin, nëse nuk hapen 100% listat e kandidatëve

exit.al 24 Shtator 2020, 13:07

Deputeti Andi Përmeti i ka bërë thirrje kolegëve të tij të opozitës në parlament që të bojkotojnë parlamentin nëse shumica socialiste nuk pranon hapjen 100% të listave të kandidëtave për deputetë. Duke iu drejtuar kolegëve, Përmeti u shpreh:

“Ju ftoj që të bojkotojmë këtë parlament, nëse nuk plotësohet kërkesa jonë për listat e hapura.”

Deputetja Rudina Hajdari ishte e para që mbështeti propozimin e Përmetit. "Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë që të çojmë këtë kauzë kaq të bukur përpara" – deklaroi Hajdari për median. Ajo më parë akuzoi shumicën socialiste dhe kryeministrin Rama se po mashtrojnë qytetarët me propozimin e tyre për listat e hapura, që në praktikë nuk lejon hapjen reale të listave. Shpërndaje te miqtë