‘Edi Rama ishte vetë ai që i pa shqiptarët në sy dhe u tha që listat do të hapen. Kjo pandershmëri arriti kulmin me hapjen e listave nga PS. Ky mashtrim do të renditet si mashtrimi më i madh në historinë 30 vjeçare.’
Sipas Hajdarit, propozimi i PS-së për listat e hapura të kandidatëve për deputetë, i cili në të vërtetë nuk lejon hapjen e listave, tregon frikën që PS ka nga qytetarët:‘Ju keni frikë nga vota e qytetarëve shqiptarë. Forca më e madhe në këtë vend, nuk u dilni dot përballë qytetarëve. Jeta juaj është një jetë luksoze nëpër vila e orendi të shtrenjta ndërkohë qytetarët nuk kanë asnjë lek në xhep. Mbroheni nga listat e kryetarëve tuaj.’
Hajdri i bëri thirrje kolegëve të saj që të dalin para qytetarëve dhe të marrin votat e tyre, e jot ë fshihen pas listave të kryetarëe të partive:‘Nëse doni të fitoni që jeni deputetë të nderuar dilni përpara popullit, merruni votën dhe mos u mbroni prapa listës së kryetarëve.’
Shpërndaje te miqtë
