Opozita në Rumani fiton zgjedhjet e përgjithshme

exit.al 7 Dhjetor 2020, 09:45

Partia e opozitës të Social-Demokratëve në Rumani ka marrë më shumë vota se Partia Liberale Kombëtare, e cila është në qeveri, në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Social-Demokratët fituan 29.8 për qind të votave për në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2 për qind për në Senat.

Partia Liberale Kombëtare fitoi 25.1 për qind të votave për në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5 për qind për në Senat.

Pjesëmarrja në zgjedhje në Rumani ka qënë mjaft e ulët ku vetëm 33 për qind të qytetarëve morën pjesë në votime.

Shpërndaje te miqtë