Britani e Madhe/ Mbërrijnë vaksinat e para kundër Covid-19

exit.al 7 Dhjetor 2020, 08:32

Qindra doza të vaksinës kundër Covid-19 kanë mbërritur në Britaninë e Madhe. Ajo janë transportuar nga Belgjika duke u mbajtur në frigoriferë.

Vaksinat u dërguan në ambientet e specializuara të magazinimit në frigorifer, përpara se të dërgohen në 50 spitale që do të marrin pjesë në fazën e parë të përhapjes.

Britania e Madhe autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer, me 2 dhjetor, duke u bërë vendi i parë perëndimor që autorizon përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit. Autoriteti britanik i ushqimit dhe barnave i dha të drejtën qeverisë të miratojë përdorimin e vaksinës nën një ligj të veçantë përpara 1 janarit. Britania ka blerë 40 milionë doza të vaksinës deri më tani. Shpërndaje te miqtë