OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar në Gjirokastër dhe Përmet

exit.al 12 Nëntor 2020, 14:00

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë katër të dënuarve në Gjirokastër dhe Përmet.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

D. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”;

T. Gj., banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”;

Zh. B., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

G. M., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë