OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 5 të dënuar

exit.al 16 Dhjetor 2020, 12:46

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve në Durrës Skrapar dhe Berat. Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. A. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
  2. V. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
  3. Ç. Y., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
  4. A. A., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;
  5. A. Sh., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë