OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar në Elbasan

exit.al 27 Maj 2020, 12:02

Operacioni Forca e Ligjit  i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për trafik lëndësh narkotike në Elbasan.

Ata janë:

  • Agron Mehja -  i dënuar për “trafikim të  armëve dhe municioneve”;
  • Kelmend dalipi - i dënuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kryerje e veprave penale si pjesë e organizatës kriminale”;
  • Eduart Haxhi - i dënuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kryerje e veprave penale si pjesë e organizatës kriminale”;
  • Xhiljano Xhoxhi - i dënuar në Itali për “trafikim të lëndëve narkotike”.