OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar

exit.al 28 Shtator 2020, 14:57

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të hënën, deklarimin e pasurisë për katër të dënuar në Kurbin, Lezhë e Mat.Ata janë:

  • Bajram Hidri, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
  • Hil Ndreca, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
  • Albert Malçi, banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
  • Altin Nogaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Ata kanë 48 orë kohë në dispozicion për të bërë deklarimin e pasurisë.

Shpërndaje te miqtë