Gjykata e konsideron të paligjshme vendimin e Kuvendit për përgjysmimin e pagave deputetëve

exit.al 28 Shtator 2020, 14:17

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë pohoi se Kuvendi ka shkelur ligjin duke i mbajtur gjysmën e rrogës deputetëve Myslym Murrizi dhe Artur Roshi pa pëlqimin e tyre.

Më 2 prill 2020, Kuvendi vendosi të përgjysmojë pagat e deputetëve, në mënyrë që ato t'i shkojnë fondit për përballimin e pandemisë.

Myslym Murrizi dhe Artur Roshi e ankimuan këtë vendim dhe gjykata vendosi në favor të tyre duke argumentuar se dhënia ose jo e kontributit financiar për pandeminë është në vullnetin e deputetit dhe nuk mund të detyrohet nga Kuvendi.

Kështu Murrizi dhe Roshi do të përfitojnë pagën për muajt mars, prill dhe maj.

Shpërndaje te miqtë