OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 persona, mes tyre dhe anëtari i bandës Avdylaj

exit.al 12 Qershor 2020, 14:35

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë 4 personave, mes të cilëve dhe një anëtari të bandës së Avdylajve.

Ata janë:

–Erogen Brajoviq, nën hetim nga Mali i Zi për krijim të organizatës kriminale, vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

– Denis Brajoviq, nën hetim për pjesmarrje në organizatë kriminale.

– Saimir Gjepali, i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për trafik narkotikësh.

–Alket Hatija, i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për trafik narkotikësh.

Shpërndaje te miqtë