OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 vlonjatë

exit.al 13 Nëntor 2020, 12:55

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre të dënuarve në Vlorë.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  • Jurgen Veizaj (Memaj), banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • Hekuran Gerbi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • Saimir Bubeqi,  banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë