OBSH: Nuk ka shenja që varianti afrikan është më ngjitës se ai britanik

exit.al 5 Janar 2021, 19:30

Nuk ka shenja që varianti i i ri i Covid-19 afrikan të jetë më ngjitës se varianti britanik, tha të martën OBSH.

Maria van Kerkhove, kryetare teknike e OBSH-së, deklaroi se nuk kanë ende asnjë dëshmi për këtë.

Ekspertët britanikë janë shprehur të shqetësuar të hënën, duke thënë se vaksinat anti-COVID mund të mos jenë në gjendje të mbrojnë nga varianti i koronavirusit i zbuluar në Afrikë të Jugut.

OBSH ka rekomanduar dy doza të vaksinës anti-COVID të Pfizer/BioNTech. Sipas OBSH ato duhet të merren brenda një periudhe 21-28 ditë nga njëra-tjetra.

“Ne qëllimisht kemi dal me rekomandimin: dy doza të vaksinës brenda 21-28 ditëve”, deklaroi Alejandro Cravioto, kreu i Grupit Këshillues të OBSH-së për imunizim.

Shpërndaje te miqtë