Bushati: 2021 do të jetë viti i kthesës ekonomike

exit.al 5 Janar 2021, 20:30

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati deklaroi të martën se qeveria nuk ka lënë asnjë familje pa shtëpi dhe shtoi se viti 2021 do të jetë viti i kthesës ekonomike.

një intervistë për Report Tv, Bushati tha se falë buxhetit të miratuar pritet të ketë rritje ekonomike të ndjeshme.

Sipas Bushatit kanë filluar ndërtimet në të gjithë rrethet e prekura.

Ai tha se qeveria nuk e kishte parashikuar që “përveç sfidës së rindërtimit do të ndodhte edhe gjithë ky bllokim për shkak të pandemisë”.

 

Shpërndaje te miqtë