OBSH njofton numrin më të lartë të infeksioneve të reja që nga nisja e pandemisë

exit.al 24 Korrik 2020, 21:04

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar numrin më të lartë të infeksioneve të reja në një ditë, që nga nisja e pandemisë.

Në 24 orët e fundit në rang botëror janë infektuar 284,196 persona.

Pjesa më e madhe e rasteve janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India dhe Afrika e Jugut.

Më parë, numri më i lartë i iinfeksioneve të reja në një ditë  i regjistruar nga OBSh ishte 259,848 në datën 18 Korrik.

Shpërndaje te miqtë