OBSH ngren komision të pavarur për vlerësimin e menaxhimit të pandemisë

exit.al 11 Korrik 2020, 16:29

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka caktuar një komision të jashtëm për rishikimin e përgjigjes botërore ndaj Covid-19, lajmëroi të enjten Drejtori i OBSH-së.

Komisioni do të kryesohet nga dy ish-presidentja e Liberisë dhe çmimi Nobel Ellen Johnson Sirleaf dhe ish-kryeministrja e Zelandës së Re Helen Clark.

Komisioni i Pavarur do të mblidhet për herë të parë në shtator, përpara Asamblesë Botërore të Shendetit në nentor.

Ata do të adresojnë shqetësimet dhe kritikat kundrejt OBSh-së, në veçanti kritikat e 200 ekspertëve nga 30 vende të botës, dhe qendrimin e organizatës ndaj Kinës.

Publikuar Politico.eu/Përshtatur Exit News

Shpërndaje te miqtë