Durrësi, qarku i dytë me më shumë të infektuar me Covid-19

exit.al 10 Korrik 2020, 11:13

15 të infektuar të rinj janë zbuluar në Durrës në 24 orët e fundit.

Një prej tyre është një turist nga Kosova. Ndërsa për të infektuarit e tjerë nuk ka ende informacione.

Deri në 10 korrik, në Durrës ka 229 të infektuar aktivë, duke e renditur qarkun në vend të dytë pas Tiranës për numrin më të lartë të të infektuarve.

Shpërndaje te miqtë