Belgjika bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura

exit.al 11 Korrik 2020, 08:32

Belgjika ka vendosur mbajtjen e detyrueshme të maskave në dyqane dhe në ambjente të mbyllura. Vendimi hyn në fuqi ditën e shtunë, raportoi kryeministrja Sophie Wilmes.

Mbajtja e maskës tani për tani është e detyrueshme në transportin publik dhe për parukeritë.

Që prej të shtunës vendimi do të përfshijë edhe dyqanet, qendrat tregtare, sallat e koncerteve, vendet e besimit, muzeumet, librari.

Belgjika u kritikua për mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit, pjesërisht për normën e viktimave - më e larta në botë.

 

Shpërndaje te miqtë