OBSH gjen probleme me vaksinën Sputnik V

exit.al 23 Qershor 2021, 14:16

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi të mërkurën se vlerësimi i vaksinave ruse Sputnik V kishte nxjerr disa probleme me një nga fabrikat ruse.

Raporti paraprak, i cituar nga Reuters, ngre shqetësime në lidhje me integritetin e të dhënave dhe provave, të nevojshme për kontrollet e cilësisë.

OBSH po ashtu dyshohen probleme që lidhen me ndotjen e mundshme dhe nivelet e sterilitetit gjatë procesit të prodhimit.