Një viktimë dhe 28 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 29 Maj 2021, 16:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije  të shtunën se në Kosovë në 24 orët e fundit ka patur një viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 3,025 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 28 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 102.652 raste.

Mbeten 2.487 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107.382 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.243 pacientë kanë humbur jetën.