Një recetë interesante peshku për drekë

exit.al 14 Prill 2020, 10:31

Receta që JaMystic propozon për sot është: Fileto koce panè.

Për 4 persona duhen:

  • 2 peshq Koce të mëdhenj,
  • 1 vezë,
  • 3 lugë gjelle miell,
  • 3 lugë gjellë bukë të thekur të bluar,
  • ½ limon,
  • 2-3 lugë Pana,
  • 100g gjalpë,
  • Pak majdanoz dhe kopër të grirë për zbukurim.

Për këtë recetë mund të përdoret edhe lloj peshku tjetër që mund të bëhet fileto.

Si fillim krijojmë filetot e peshkut. Na duhet një thikë e mprehtë me majë.

Në pjesën kurrizore të peshkut përgjatë gjatësisë së tij presim me thikë deri tek bishti dhe pa e shkëputur thikën e kalojmë deri tek pjesa e barkut dhe shkëpusim fileton e parë.

Bëjmë të njëjtin operacion nga ana tjetër .

I kontrollojmë filetot për ndonjë halë.

Pastaj afër nesh përgatisim tre pjata. Në një kemi miell, në një vezën e rrahur dhe në tjetrën bukë të thekur të bluar.

Kalojmë filetot me rradhë në miell, pastaj në vezë pastaj në bukë të thekur. E përsërisim veprimin për të gjitha filetot . Ndërkohë vëmë në tigan gjalpë dhe pak vaj dhe e lëmë të nxehet.

Kur gjalpi të shkrijë i vendosim filetot fillimisht nga ana e lëkurës dhe pasi skuqen i kthejmë nga ana tjetër.

Në një enë tenxhere të vogël shkrijmë 100g gjalpë dhe e perziejmë me gjysëm lëng limoni .

Kur gjalpi të shkrijë e heqim nga zjarri dhe i shtojmë masës dy lugë gjelle të plota me pana.

E përzjejmë shpejt që pana té mos pritet.

Kjo do të jetë salca që do të hedhim mbi filetot e skuqura.

JaMystic këshillon: Kjo pjatë shoqërohet me patate të ziera ose me oriz basmati.

WhatsApp Image at

WhatsApp Image at